‘Spiunët’ e Barcelonës
Sipas të përditshmes portugeze A Bola, përfaqësues të Barcelonës ishin prezent në stadiumin Dragao për ta shikuar ndeshjen mes Portos dhe Nacionalit – që përfundoi 1:1 – për ta vëzhguar sulmuesin kolumbian, Jackson Martinez dhe qendërmbrojtësin argjentinas, Otamendi. Po ashtu, qarkullojnë njoftime se skaut të skuadrave të ndryshme përfshirë Chelsean dhe Monacon po ashtu përcollën…

Sport
Sipas të përditshmes portugeze A Bola, përfaqësues të Barcelonës ishin prezent në stadiumin Dragao për ta shikuar ndeshjen mes Portos dhe Nacionalit – që përfundoi 1:1 – për ta vëzhguar sulmuesin kolumbian, Jackson Martinez dhe qendërmbrojtësin argjentinas, Otamendi.
Po ashtu, qarkullojnë njoftime se skaut të skuadrave të ndryshme përfshirë Chelsean dhe Monacon po ashtu përcollën takimin.
27-vjeçari Martinez është një prej futbollistëve më të dalluar te Porto, pas largimit të Radamel Falcaos. Ai pritet të jetë një prej futbollistëve i cili do të zgjojë interesim të madh gjatë Kampionatit botëror 2014.
Martinez ka kontratë me Porton deri në qershor 2016. Kurse, Otamendi përveç Barcelonës kërkohet edhe nga Chelsea e Jose Mourinhos.