Spitali i Prizrenit: Nëna dhe bija që u plagosën nga bashkëshorti, në gjendje stabile
Dy viktimat, nëna dhe bija që u therën me thikë në orët e para të së premtes nga bashkëshorti, përkatësisht babai, janë në gjendje stabile shëndetësore. Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti. Ai njoftoi se gjendja e dy pacienteve është stabile, anipse të dyja gjenden në…

Lajme
Dy viktimat, nëna dhe bija që u therën me thikë në orët e para të së premtes nga bashkëshorti, përkatësisht babai, janë në gjendje stabile shëndetësore.
Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Emergjencës në Spitalin e Prizrenit, Hekuran Veçgishti.
Ai njoftoi se gjendja e dy pacienteve është stabile, anipse të dyja gjenden në përkujdesje intensive.
Të premten, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se rreth orës 00:20, policia ka pranuar dhe intervenuar për një rast të dhunës në familje në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren.
“Gjatë intervenimit, në hyrje të banesës është identifikuar dhe arrestuar i pandehuri i cili është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme”, u bë e ditur në njoftim.