Spitali i Pejës jep detaje në lidhje me aksidentin tragjik në Kliqinë: Viktima u soll në gjendje të rëndë shëndetësore

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Kliqinë. Si shkak i këtij aksidenti ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy persona të tjerë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se rasti është raportuar rreth…

Lajme

18/08/2026 08:53

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Kliqinë.

Si shkak i këtij aksidenti ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy persona të tjerë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se rasti është raportuar rreth orës 05:00.

“Rreth orës 5 të mëngjesit Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Kliqinë, në magjistralen Pejë-Prishtinë. Në aksident janë të përfshira tri vetura. Katër persona kanë marrë lëndime, ku të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Por, njërit nga të lënduarit mjeku kujdestar në Emergjencë ia ka konfirmuar vdekjen. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë kompetente policore”, ka thënë Gashi.

Në lidhje me këtë janë deklaruar edhe nga Spitali i Pejës.

Nga spitali u tha se tre pacientë janë pranuar në spital, si shkak i aksidentit.

Sipas spitalit, njëri prej tyre është sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor ka ndërruar jetë, transmeton lajmi.net.

“Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor dhe të gjitha masave të ndërmarra për t’i shpëtuar jetën, fatkeqësisht pacienti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Dy pacientët e tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe, sipas spitalit, janë në gjendje stabile dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia e Kosovës po heton rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./Lajmi.net/