Spiropali uron Bashën për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, përgëzoi Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke i uruar suksese në detyrë. Ajo vlerësoi hapin e Kuvendit të Kosovës drejt ndërtimit të institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve. “Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha! Përgëzime…

Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, përgëzoi Dimal Bashën për zgjedhjen si kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke i uruar suksese në detyrë.
Ajo vlerësoi hapin e Kuvendit të Kosovës drejt ndërtimit të institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve.
“Urime e sukses Kryetarit të ri, të sapozgjedhur, të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha! Përgëzime Kuvendit të Kosovës, për çeljen e rrugës për ndërtimin e institucioneve të reja demokratike pas zgjedhjeve. Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit tē Kosovës, për të mirën e qytetarëve tanë, për mbështetjen e integrimit euroatlantik të dy vendeve tona, dhe garantimin e mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në rajon”, shkruajti Spiropali.