Spiropali shkruan për takimin me Hamzën: Vlerësoj rolin e PDK-së në mbrojtjen e kauzës së lirisë, luftës dhe drejtësisë

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka takuar dje edhe të parin e PDK-së, Bedri Hamzën. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për këtë takim ku ka thënë se e ka uruar për zgjedhjen si kryetar i PDK-së dhe për besimin që kanë marrë nga elektorati në dy…

Lajme

26/02/2026 09:04

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka takuar dje edhe të parin e PDK-së, Bedri Hamzën.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për këtë takim ku ka thënë se e ka uruar për zgjedhjen si kryetar i PDK-së dhe për besimin që kanë marrë nga elektorati në dy zgjedhjet e vitit 2025.

“Vlerësoj rolin historik dhe politik të PDK-së në mbrojtjen e kauzës së lirisë, luftës dhe drejtësisë. Ka momente kur politika duhet të qëndrojë mbi dallimet partiake — përballë historisë dhe përballë ndërgjegjes kombëtare. Përgëzoj kontributin konstruktiv të PDK-së dhe të partive të tjera në krijimin pa vonesë të institucioneve të reja. Stabiliteti institucional është interes i përbashkët. Shqipëria mbetet pranë Kosovës — në respekt të diversitetit politik, por me një bindje të vetme: forcimi i institucioneve të Kosovës është forcim i faktorit shqiptar në rajon”, ka shkruar Spiropali në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: