Spiropali nesër në Kosovë, do të takohet me Konjufcën

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali nesër do të jetë në Kosovës. Sipas njoftimit të MPJD-së së Kosovës, Spiropali do të takohet me Konjufcën nesër në ora 10:00, transmeton lajmi.net. Pas takimit, Spiropali dhe Konjufca do të deklarohen për media në një konferencë. Njoftimi i plotë:  Të nderuar përfaqësues të mediave,  Zëvendëskryeministri…

Lajme

24/02/2026 15:59

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali nesër do të jetë në Kosovës.

Sipas njoftimit të MPJD-së së Kosovës, Spiropali do të takohet me Konjufcën nesër në ora 10:00, transmeton lajmi.net.

Pas takimit, Spiropali dhe Konjufca do të deklarohen për media në një konferencë.

Njoftimi i plotë: 

Të nderuar përfaqësues të mediave, 

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, pret nesër në takim Ministren për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali.

Datë:  25 shkurt 2024

Ora: 10:00

Vendi: Objekti i MPJD-së.

Mediat mund të marrin pamje nga pritja zyrtare e delegacionit para objektit të MPJD-së (shtrëngimi i duarve bëhet në ora 10:15) dhe në fillim të takimit dypalësh. Pas takimit, ministrat z. Konjufca dhe znj. Spiropali, do të deklarohen në konferencën e përbashkët për media.

Ftoheni të përcillni këtë aktivitet të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës./lajmi.net/