Spiropali në takim me Haradinajn: Ishte një prej zërave të fortë dhe të qartë të orientimit euroatlantik të Kosovës

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme, Elisa Spiropali është takuar me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinajn. Ajo ka thënë se Haradinaj ishte një prej zërave të fortë dhe të qartë të orientimit euroatlantik të Kosovës, në momente të vështira dhe në faza vendimtare për shtetin. “Folëm për përgjegjësinë që kanë forcat politike sot: të…

Lajme

26/02/2026 10:19

Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme, Elisa Spiropali është takuar me kryetarin e AAK-së Ramush Haradinajn.

Ajo ka thënë se Haradinaj ishte një prej zërave të fortë dhe të qartë të orientimit euroatlantik të Kosovës, në momente të vështira dhe në faza vendimtare për shtetin.

“Folëm për përgjegjësinë që kanë forcat politike sot: të garantojnë stabilitet institucional, të forcojnë partneritetin strategjik Shqipëri–Kosovë dhe të avancojnë më tej integrimin euroatlantik të rajonit tonë. Siguria mbetet boshti themelor i këtij vizioni. Roli i NATO-s në Kosovë dhe koordinimi i vazhdueshëm me aleatët janë garanci për paqen dhe stabilitetin afatgjatë”, ka shkruar Spiropali.

Ajo ka thënë se Shqipëria dhe Kosova duhet të punojnë krah për krah për sigurinë kombëtare, aleancat strategjike dhe konsolidim ndërkombëtar. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: