Spiropali e emocionuar, pritet nga Baca Rifat në kullën e Jasharëve

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali e ka nisur vizitën në Kosovë. Para takimit në zyrë, ajo bashkë me homologun nga Kosova, Glauk Konjufca morën rrugë drejt Prekazit për të bërë homazhe te kompleksi “Adem Jashari”, dhe për ta vizituar Bacën Rifat Jashari, në kullën e Jasharëve. Bashkë me pamjet e shpërndara…

Lajme

25/02/2026 10:40

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali e ka nisur vizitën në Kosovë.

Para takimit në zyrë, ajo bashkë me homologun nga Kosova, Glauk Konjufca morën rrugë drejt Prekazit për të bërë homazhe te kompleksi “Adem Jashari”, dhe për ta vizituar Bacën Rifat Jashari, në kullën e Jasharëve.

Bashkë me pamjet e shpërndara në Facebook, ministrja thotë se në Prekaz ndjehet pesha e historisë, por edhe përgjegjësia e së ardhmes.

“Liria nuk është trashëgimi automatike, ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë”, ka shkruar Spiropali.