Spielberg jep detaje për episodin e ri të ‘Indiana Jones’

Fansat e serisë ‘Star Wars’ u patën zhgënjyer fort kur Han Solo, i luajtur nga Harrison Ford, u vra në ‘The Force Awakens’.

ShowBiz

16/06/2016 14:35

Sidoqoftë, fansave të Ford-it nuk do t’u thyhet zemra sërish nga Steven Spielberg. Ai ka treguar se në serinë e radhës të ‘Indiana Jones’, nuk do t’ia shuaj jetën aktorit, transmeton lajmi.net

Seria e pestë e filmit ‘Indiana Jones’, e cila do të shkruhet nga Philip Kaufman dhe David Koepp, pritet të vijë në ekran gjatë verës së vitit 2019

Në një intervistë për The Hollywood Reporter, Spielberg edhe pse ka folur me ndjeshmëri rreth bashkëpunimit të gjatë që ka me aktorin në filmin ‘Indiana Jones’, ka treguar vetëm një detaj të filmit.

“Gjëja e vetme që do t’ua tregojë është se nuk do ta vrasë Harrisonin në fund të filmit”, ka thënë regjisori i famshëm. /lajmi.net