Spider-Man e rrahë keq një njeri në Times Square (Video)

Një video ku shihet një burrë me kostum të Spider-Man duke u rrahur me një burrë tjetër në Times Square të Nju Jorkut është bërë hit në internet.

Fun

07/08/2015 11:11

Që të dy janë parë duke u rrahur jashtë Toys ‘R Us në një qosh të rrugës. Videoja më pas ishte postuar në Twitter dje nga Geoff Golberg.

Goelberg kishte shkruar në Twitter: “Spider-Man ia tregon qejfin njërit në Times Square”. Gjatë rrahjes, mund të dëgjoni kur njerëzit prezent në rrugë i japin përkrahje Spider-Man duke i thënë: “Forca Spider-Man”, transmeton Lajmi.net.

Shikojeni videon: