Spektakël në Emirates, Arsenal triumfon në vazhdime ndaj Newcastle

Arsenal ka triumfuar ndaj Newcastle në kuadër të FA Cup.

Sport

09/01/2021 21:01

Arsenal ka triumfuar ndaj Newcastle në në ndeshje tejet të vështirë, transmeton lajmi.net.

“The Gunners” patën iniciativën gjatë gjithë ndeshjes, por pa arritur të shënojnë. Pjesa e parë dhe e dyta përfunduan pa gola.

Pas 90 minutave, u inkuadrua edhe Granit Xhaka, i cili gati sa nuk shënoi me një goditje “volley”, por që goditja ishte më qëndrore.

Po rridhte minuta e 109′ kur Smith Rowe shënoi për të zhbllokuar rezultatin, pas nëntë minutash, përkatësisht në minutën 117′ ishte Pierre-Emerick Aubameyang i cili dyfishoi rezultatin.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të Arsenal./Lajmi.net/