“Specialja nuk do të ekzistonte pa Thaçin, e krijoi vetë për ta pastruar emrin”- Deklaron avokati Misetiq
Kryembrojtësi i Thaçit, Lluka Mishetiq, ka marrë fjalën sërish duke prekur aspekte të ndryshme të rastit kundër klientit të tij. Duke folur për përgjegjësinë penale ndaj Thaçit, përkatësisht të asaj që Prokuroria e cilëson si Ndërmarrje e Përbashkët kriminale, Misetiq tha se “qëllimi kriminal i përbashkët nuk ka ekzistuar nuk ka pasur kurrë një plan…
Lajme
Kryembrojtësi i Thaçit, Lluka Mishetiq, ka marrë fjalën sërish duke prekur aspekte të ndryshme të rastit kundër klientit të tij.
Duke folur për përgjegjësinë penale ndaj Thaçit, përkatësisht të asaj që Prokuroria e cilëson si Ndërmarrje e Përbashkët kriminale, Misetiq tha se “qëllimi kriminal i përbashkët nuk ka ekzistuar nuk ka pasur kurrë një plan kriminal për të nënshtruar kontroll në gjithë Kosovën përmes kryerjes së krimeve që paraqiten në aktakuzë”.
“ZPS pretendon se të akuzuarit kanë dhënë kontribut për këtë plan. Por, qëndrimi i kësaj gjykate është që në mënyrë që të kemi përgjegjësi për NPK, ZPS duhet të vërtetojë se Thaçi ka kontribuar në kryerjen e krimeve që paraqiten në aktakuzë”, tha Misetiq.
Sipas tij, ZPS nuk i është përgjigjur pyetjes kyç dhe nuk e ka vërtetuar se si Thaçi ka dhënë kontribut në veprat për të cilat akuzohet, ku përfshihen vrasje, ndalime të paligjshme etj, duke argumentuar se gjendej jashtë vendit shumicën e periudhës që mbulohet në aktakuzë”.
Misetiq po ashtu tha se Gjykata Speciale dhe Prokuroria e Specializuar s’do të ekzistonin po të mos ishte Hashim Thaçi, i cili e krijoi këtë institucion për të pastruar emrin e vetë.
Avokati nuk ka komentuar rreth viteve të dënimit sepse kjo do të thoshte se mbrojtja e pranon dënimin, por ka komentuar kohëzgjatjen që ka kërkuar kryeprokurorja Kimberly West, burgim prej 45 vitesh që sipas tij është e barabartë me burgim të përjetshëm.
“Ai duhet të shpallet i pafajshëm menjëherë dhe të kthehet tek familja e tij. Rezultati i vetëm i kësaj është qe të shpallet i pafajshëm. ZPS-ja ka kërkuar 45 vjet dënim që është dënim i përjetshëm në mënyrë efektive. Nuk ka faktor zbutës në këtë çështje edhe është përgënjeshtrim sepse këto dhoma nuk do të ekzistonin po të mos ishte për të parashtruarin. Kjo është e qartë dhe relevante se Thaçi bashkëpunoi me Prokurorin dha dorëheqje dhe erdhi në Hagë për t’u përballur në gjykatë e për t’u pastruar për emrin e tij. Pra këto s’kanë asnjë vlerë dhe s’është këndvështrim serioz. Kërkesa për 45 vjet burgim nuk bazohet në të kaluarën apo në këtë çështje. Ju thash se ky gjykim është test për ZPS-në dhe s’kemi asnjë dyshim se ky panel apo ky trup gjykues i shquar do analizojë të gjitha provat në hollësi. Por ju bëj thirrje që të mendoni mirë dhe të rishqyrtoni këto gjëra me kujdes”,deklaroi Misetiq, transmeton lajmi.net.
“Ka shumë boshllëqe, shumë gabime në provat e Prokurorisë, shumë mospërputhje të brendshme, e argumente të palogjikshme e pyetej pa përgjigje, e shumë ndërkombëtarë që thonë se Thaçi nuk është fajtorë, e shumë dëshmitarë të brendshëm po ashtu e shumë dokumente që mungojnë. Asnjë lidhje në mes Hashim Thaçi dhe ndonjë sjellje kriminale. Është gjykim mbi tre vjet dhe test për PSP, Prokuroria ka dështuar dhe është koha që Hashim Thaçi të shkojë në shtëpi. Ju lus që të merrni vendimin tuaj”./Lajmi.net/