Specialja ngrit aktakuzë ndaj një personi për kanosje

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj I.I., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Kanosja”. Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 19 maj të këtij viti, në Prishtinë, ka kanosur seriozisht të dëmtuarin B.B. “Me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i pandehuri ndodhet në masën…

Lajme

28/05/2026 14:09

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj I.I., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 19 maj të këtij viti, në Prishtinë, ka kanosur seriozisht të dëmtuarin B.B.

“Me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i pandehuri ndodhet në masën e paraburgimit”, thotë Prokuroria.