Specialja ia dorëzon avokatit të Salih Mustafës “paketën 8” me 82 prova materiale
Po vazhdon seanca në Gjykatën Speciale kundër ish-ushtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Lajme
Prokurorori Special tha se të premten që lamë pas, i ka dorëzuar mbrojtjes paketën numër 8, që përfshinë 82 prova materiale, shkruan lajmi.net.
Në të ai tha se kishte edhe deklarata të dëshmitarëve.
“Ne nuk kemi vështirësi për nxjerrjen e materialeve. Të premten e shkuar, ne i nxorëm mbrojtjes paketën e nxjerrjes numër 8 që përfshinte 82 prova materiale, që përfshinte edhe deklaratat e dëshmitarëve”, tha prokurori.
Po ashtu, ajo përmendi edhe librin në gjuhën shqipe i cili është duke u përdorur si provë materiale.
“Të njëjtën ditë, të premten e shkuar, ne kemi nxjerrë paketën numër 9 mbështeturë në rregullin 102 pika 3, që është një libër që është në gjuhën shqipe dhe në anglisht dhe të cilën e kemi diskutuar. Ia kemi dërguar edhe një email mbrojtjes paketat me informacione që kemi zbuluar. E vetmja vështirësi që mund të hasim, u diskutua pak minuta më përpara”, tha tutje prokurori. /Lajmi.net/
https://lajmi.net/lajmi-i-fundit-salih-mustafa-deklarohet-i-pafajshem-perpara-gjyqtareve-te-speciales/