Specialja fton për intervistim personin që gjatë luftës ishte ende fëmijë

Gjykata Speciale e ka ftuar Rilind Berishën për intervistim.

Lajme

02/08/2019 18:13

Berisha gjatë luftës ishte ende fëmijë, shkruan lajmi.net.

Ai do të paraqitet më 5 gusht para dhomave të specializuara, teksa këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Të nderuar miq, me datë 18.07.2019 kam marrë ftesën ma të befasishme në jetën time. Më 5 gusht duhet të paraqitem para Gjykatës Speciale në Hagë. Nuk e di arsyen për të cilën do të intervistohem, nëse veç mund ta përdorim termin arsye për këtë gjykatë krejtësisht të paarsyeshme”, ka shkruajtur ai në Facebook.

Rilind Berisha përndryshe është zyrtar në ministrinë e Drejtësisë. /Lajmi.net/