Specat djegës parandalojnë trashjen

Lajme të mira për ata të cilët nuk dëshirojnë peshë të tepruar! Një përbërës i gjetur në specat djegës mund të ju ndihmojë që të mos fitoni peshë, thuhet sipas një studimi me origjinë indiane.

Lifestyle

30/03/2015 20:06

Pasi që kapsaicini – përbërësi kryesor në specat djegës – stimulon djegien e energjisë, ai mund të largojë kaloritë e tepërta gjithashtu, sugjeron studimi.

“Të dhënat laboratorike të grupit tonë zbuluan se kapsaicini shtypë yndyrat të cilat nxisin trashjen”, shpjegoi Vivek Krishnan, një student i diplomuar në Universitetin e Woyming në SHBA, transmeton Lajmi.net.

“Në trupin tonë, qelizat yndyrore të bardha ruajnë energji dhe qelizat yndyrore të tjera shërbejnë si një makineri termogjene (nxehtësia e prodhuar nga djegia e yndyrës) për të djegur yndyrën e depozituar. Të hash ushqime me kalori të larta dhe të keni mungesë të aktivitetit fizik ju do t’i shkaktoni metabolizmit tuaj një çekuilibër i cili do të ju qon në fitim të peshës”, thotë Krishnan.

Studiuesit gjetën prova të qarta që kapsaicini pengoi yndyrat e larta që të detyrojnë trupin të fitojë peshë.