Speca të pjekur me hudhër dhe ajkë: Mrekulli e vërtetë nga furra
Perimet e pjekura në furrë apo në skarë japin aromë dhe shije të veçantë.
Lifestyle
Përbërësit:
– 4 speca gogozhare;
– 50 ml vaj;
– kripë;
– piper;
– 2 thelpinj hudhre;
– 1 ajkë e thartë.
Përgatitja:
– Nxehni furrën në 200 gradë Celsius dhe enën për pjekje lyeni me vaj.
– Lani specat, qitni kripë dhe piper dhe vendosni në enë për pjekje.
– Piqni në furrë 35 – 40 minuta derisa specat pjesërisht të marrin ngjyrë të errët.
– Kur të piqen, lyeni me ajkë të thartë dhe qitni sipër hudhrën e grirë.
Ju bëftë mirë.