Spanja, miliarda euro për të penguar pavarësimin e Katalonisë

Kryeministri konservator spanjoll, Mariano Rajoy premtoi sot investime me vlerë 4,2 miliardë euro deri në vitin 2020 në Katalonjë, rajon në prag të rritjes së etheve indipendentiste.

Bota

28/03/2017 23:47

 

“Angazhimi ynë (…) do të përfshijë një përpjekje prej 4,2 miliardë eurosh investime në infrastruktura, në transporte dhe në strehim mes këtij vitit dhe 2020”, deklaroi Mariano Rajoy, i cili ka ndërmarrë që prej disa muajsh një operacion dialogu për të luftuar kundër separatizmit në rajon.

“Rreth 1,8 miliardë do të jenë të destinuara për rrjetin hekurudhor të udhëtarëve, që do të marrë një investim prej rreth katër miliardë eurosh deri më 2025”, theksoi Rajoy, përcjell Atsh.

Presidenti i rajonit të Katalonjës, nacionalisti, Carles Puigdemont, nuk mori pjesë në konferencë gjatë së cilës u bë njoftimi.

Ai ndodhet në SHBA për të mbrojtur projektin e tij për të thirrur në muajin shtator një referendum për pavarësinë e Katalonjës, me ose pa miratimin e qeverisë spanjolle.