Spanja kalon me autoritet në çerekfinale, mposht Austrinë me tre gola
Spanja ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Botërorit, pasi e mposhti bindshëm Austrinë me rezultat 3:0 në ndeshjen e fazës së 1/16 së finales. “Furia e Kuqe” kaloi në epërsi në minutën e 36-të, kur Mikel Oyarzabal realizoi pas një asistimi të Marc Cucurellas, duke mbyllur pjesën e parë me avantazhin minimal, transmeton lajmi.net. Në…
Sport
Spanja ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Botërorit, pasi e mposhti bindshëm Austrinë me rezultat 3:0 në ndeshjen e fazës së 1/16 së finales.
“Furia e Kuqe” kaloi në epërsi në minutën e 36-të, kur Mikel Oyarzabal realizoi pas një asistimi të Marc Cucurellas, duke mbyllur pjesën e parë me avantazhin minimal, transmeton lajmi.net.
Në pjesën e dytë, spanjollët vazhduan dominimin dhe në minutën e 66-të Pedro Porro shënoi me kokë pas një krosimi të Alex Baenas për rezultatin 2:0.
Oyarzabal vulosi fitoren në minutën e 89-të, duke realizuar golin e dytë personal pas një tjetër asistimi të Cucurellas.
Spanja ishte skuadra dukshëm më e mirë gjatë gjithë takimit, duke kontrolluar 66 për qind të posedimit të topit dhe duke regjistruar 22 goditje drejt portës së Austrisë.
Me këtë fitore të thellë, Spanja avancon në çerekfinale dhe konfirmon ambiciet për të shkuar deri në fund të këtij Botërori./lajmi.net/