Spanja gjen shkaktarin e ndërprerjes së energjisë elektrike
Operatori i rrjetit kombëtar të Spanjës thotë se ndërprerja e energjisë filloi kur ndodhi një humbje gjenerimi në jugperëndim të vendit. Ai thotë se ka identifikuar dy incidente të veçanta në të cilat ka rënë prodhimi i energjisë. Operatori shton se, ndonëse sistemet ishin të qëndrueshme, disa minuta para ndërprerjes, humbja u rrit deri në…

Bota
Operatori i rrjetit kombëtar të Spanjës thotë se ndërprerja e energjisë filloi kur ndodhi një humbje gjenerimi në jugperëndim të vendit.
Ai thotë se ka identifikuar dy incidente të veçanta në të cilat ka rënë prodhimi i energjisë.
Operatori shton se, ndonëse sistemet ishin të qëndrueshme, disa minuta para ndërprerjes, humbja u rrit deri në pikën e paqëndrueshmërisë.
Brenda një periudhe prej pesë sekondash, kushtet e kaluan kapacitetin e sistemit.
Kjo çoi në një prishje të ndërlidhjeve me Francën dhe rrjeti i gadishullit Iberik u bë “i izoluar”.
Vlerësimi paraprak ka përjashtuar një sulm kibernetik.
Ndryshe, pas kësaj situate, Mbreti i Spanjës, Felipe VI, ka mbajtur sot një takimi të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së vendit.
Ministra, përfshirë kryeministrin Pedro Sánchez, ishin të pranishëm për të diskutuar një hetim mbi ndërprerjen masive të energjisë.