Spanja fituese e spektaklit me 9 gola kundër Francës, arrin finalen e Ligës së Kombeve
Spanja ka arritur të shënoj fitore kundër Francës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve me rezultat 5:4. Spanjollët udhëhoqën fillimisht me rezultat 4:0, me golat e Ëilliams (22’), Merino (25’), Yamal (54’) dhe Pedri (55’). Pastaj, Mbappe arriti të ngushtoj epërsinë me një gol në minutën e 59-të. Por, Spanja arriti të shënoj edhe njëherë…

Sport
Spanja ka arritur të shënoj fitore kundër Francës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve me rezultat 5:4.
Spanjollët udhëhoqën fillimisht me rezultat 4:0, me golat e Ëilliams (22’), Merino (25’), Yamal (54’) dhe Pedri (55’).
Pastaj, Mbappe arriti të ngushtoj epërsinë me një gol në minutën e 59-të.
Por, Spanja arriti të shënoj edhe njëherë me anë të Yamal në minutë e 67-të, për ta bërë rezultatin 5:1.
Kur u mendua që Franca u dorëzua, në skenë doli Cherki në minutën e 79-të me një super gol duke ngushtuar epërsinë.
Pastaj, mbrojtësi i Spanjës, Daniel Vivian në minutën e 84-të shënoj autogol për ta bërë rezultatin 5:3.
Kolo-Muani u përkujdes që kjo ndeshje të ketë finish dramatik. Në minutën e 93-të arriti të shënoj me kokë, për ta bërë rezultatin 5:4.
Franca nuk pati kohë që të kërkoj golin e barazimit dhe u eliminua nga “play-offi” i Ligës së Kombeve.
Spanja në finale të Ligës së Kombeve për kundërshtarë do ta ketë Portugalinë.
Finalja do të zhvillohet të dielën, me 8 qershor, nga ora 20:45, në stadiumin “Allianz Arena” në Mynih të Gjermanisë./lajmi.net/