Spanja direkt, Franca në play-off
Spanja mposhti Gjeorgjinë me rezultat 2-0 dhe siguroi kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014 si fituese e Grupit I. Skuadra kampione në fuqi e ruajti pozitën e parë pas fitores së shënuar falë golave nga sulmuesi Alvaro Negredo dhe mesfushori Juan Mata. Franca bëri atë që u desh të bënte por nuk u mjaftoi. Trekolorët…

Sport
Spanja mposhti Gjeorgjinë me rezultat 2-0 dhe siguroi kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014 si fituese e Grupit I.
Skuadra kampione në fuqi e ruajti pozitën e parë pas fitores së shënuar falë golave nga sulmuesi Alvaro Negredo dhe mesfushori Juan Mata. Franca bëri atë që u desh të bënte por nuk u mjaftoi. Trekolorët fituan ndaj Finlandës 3-0.
Franck Ribery, Joao Toivio (autogol) dhe Karim Benzema realizuan për fitoren e Francës por që u mjaftoi vetëm për të konfirmuar kalimin në play-off.
Spanja doli e para në grup me 20 pikë, tri më tepër se Franca dhe larg nga skuadrat e tjera, Finlanda (9), Gjeorgjia (5) dhe Bjellorusia (4).