SPAK kontroll në shtëpinë e Erion Veliajt
Prokuroria e Posaçme po kryen kontroll në shtëpinë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Lajmi konfirmohet për A2 CNN nga gazetari Arman Bajrami, sipas të cilit agjentët e BKH ndodhen në banesën ku jeton kryebashkiaku, por ende nuk dihen detajet. Bajrami konfirmon se kontrolli po kryhet bazuar në një vendim gjykate. Burime jo zyrtare bëjnë…
Lajme
Prokuroria e Posaçme po kryen kontroll në shtëpinë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Lajmi konfirmohet për A2 CNN nga gazetari Arman Bajrami, sipas të cilit agjentët e BKH ndodhen në banesën ku jeton kryebashkiaku, por ende nuk dihen detajet. Bajrami konfirmon se kontrolli po kryhet bazuar në një vendim gjykate.
Burime jo zyrtare bëjnë me dije se kontrolli është për llogari të hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj kryebashkiakut.
“Mëngjesin e sotëm disa agjentë të BKH-së kanë mbërritur në banesën e kryebashkiaku kjo për llogari të një veprimi hetimor të një kërkese të bërë nga SPAK dhe pranuar nga GJKKO. Deri në këto momente SPAK nuk ka dhënë një shpjegim zyrtar mbi arsyen e mbërritjes së agjentë në banesën e Veliajt, por jo zyrtarisht kemi mësuar se veprimi i sotëm është për llogari të një hetimi pasuror. Pas vizitës së kryebashkiakut në SPAK si deklarues sa i takon hetimit të asaj kohe për inceneratorin e kryeqytetit. Ishte SPAK që në maj 2024 iu drejtua të gjitha bankave në vend ku kërkonte informacion jo vetëm për Veliajn, por edhe për familjarë të tij. Ndaj zotit Veliaj janë një sërë kallëzimesh të bëra nga PD që lidhin emrin e kryebashkiakut me një sërë abuzimesh të kryera si kryebashkiak i Tiranës”, raporton gazetari i A2Cnn.
Sipas tij agjentët e BKH-së vijojnë të jenë ende në banesën e kryebashkiakut.
“Është një veprim hetimor në zhvillim që SPAK e ka të pamundur të japë një informacion të saktë. Në informacion jozyrtar agjentë e BLKH vijojnë të jenë ende në banesën e kryebashkiakut”, u shpreh gazetari i A2.