U kërkua rikthimi i masës me arrest shtëpiak për Sali Berishën, gjykata merr vendimin
Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi detyrim paraqitje dy herë në muaj për kryedemokratin Sali Berisha. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00. “Të paraqitet përpara oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar“, thuhet në njoftimin…
Lajme
Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi detyrim paraqitje dy herë në muaj për kryedemokratin Sali Berisha.
Ai duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00.
“Të paraqitet përpara oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar“, thuhet në njoftimin e GJKKO-së.
Gjatë seancës që zgjati një orë e gjysmë, avokatët e Berishës kërkuan lënien në fuqi të heqjes së masës qe kishte vendosur Shkalla e Parë. Nga ana tjetër, SPAK kërkoi rrëzimin e kësaj kërkese. Në fund, gjyqtari vendosi për masën ‘detyrim paraqitje’.
Pas kësaj seance, Gjokutaj hodhi akuza ndaj Apelit të GJKKO-së dhe u shpreh se vendimi i marrë nuk është i qartë.
“Na duhet vendimi i zbardhur”, tha ai.
Tre javë më parë, SPAK apeloi në Apelin e Posaçëm lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga arresti shtëpiak dhe kërkoi rikthimin e masës.
Berisha u lirua në 27 nëntor 2023 pas qëndrimit për rreth 1 vit në arrest shtëpiak, pasi akuzohej si i përfshirë në dosjen “Partizani”.