SPA japoneze për herë të parë në Kosovë, flet pronarja që hapi këtë lokal në Prishtinë

Kosova ka shumë të rinjë të talentuar që kanë treguar suksese të mëdha në mosha të reja në fusha të ndryshme, si art, biznes, sport, muzikë e plot profesione tjera. Gazetarja e lajmi.net, Rinë Haziri, ka marrë rrëfimin e një të reje e cila ka hapur biznesin e saj për tretmane të fytyrës, flokëve, e…

Fun

18/04/2024 15:57

Kosova ka shumë të rinjë të talentuar që kanë treguar suksese të mëdha në mosha të reja në fusha të ndryshme, si art, biznes, sport, muzikë e plot profesione tjera.

Gazetarja e lajmi.net, Rinë Haziri, ka marrë rrëfimin e një të reje e cila ka hapur biznesin e saj për tretmane të fytyrës, flokëve, e gjërave tjera estetike.

Vajza rrëfen se ideja i ka ardhë vetë asaj që të nisë këtë lloj biznesi, dhe çfarë është më interesante, ajo ka dizejnuar e vetme gjithë lokalin e saj, duke përfshirë interierin dhe llogon.

Tutje ajo tregon se ajo ushtron edhe profesionin e dizajnit grafik, më saktësisht UI/UX-in.

Dizajni UI/UX do të thotë dizajni i ndërfaqes së përdoruesit (UI) dhe i përvojës së përdoruesit (UX). Bëhet fjalë për krijimin e përvojave dixhitale që janë intuitive, të lehta për t’u përdorur dhe estetikisht të këndshme për përdoruesit. UI fokusohet në elementet vizuale të një produkti dixhital, si butonat, ikonat dhe faqosja, ndërsa UX përfshin ndjesinë dhe funksionalitetin e përgjithshëm, duke synuar të rrisë kënaqësinë e përdoruesit duke përmirësuar përdorshmërinë dhe aksesueshmërinë. /Lajmi.net/

Video: