Southgate: Tomori është i lënduar, por rikthehet ndaj Gjermanisë

Trajneri i kombëtares angleze, Gareth Southgate ka folur përpara sfidës ndaj Hungarisë.

Sport

03/06/2022 16:03

Anglia do të përballet me Hungarinë në ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve.

Dy lojtarë të trajnerit anglez janë të lënduar, por ai shpreson në rikthimin e tyre për ndeshjen ndaj Gjermanisë.

“Fikayo Tomori dhe Marc Guehi mbërritën të dëmtuar, por rikuperimi i tyre po shkon mirë. Nesër ata nuk do të jenë në ndeshje, por do të kenë një shans kundër Gjermanisë. Sterling nuk ishte në formë disa ditë, të gjithë të tjerët janë në formë perfekte”, tha Southgate, përcjell lajmi.net.

Ai foli edhe për kombëtaren me të cilën do të përballen duke thënë se do të jetë një ndeshje e komplikuar.

“Është një skuadër për të cilën është e vështirë të shënosh, janë gjithmonë ndeshje të komplikuara për t’u luajtur”, është shprehur tekniku i kombëtares angleze.

Anglia gjendet në ligën A, grupin 3 së bashku me kombëtaren gjermane, italiane dhe atë hungareze./Lajmi.net/