Sot zgjedhet kryetari i ri i PDK-së, konventa fillon nga ora 16:30
Partia Demokratike e Kosovës do të mbaj sot Konventën e 12-të ygjedhore. Në këtë konventë do të zgjedhet kryetari i ri i partisë, shkruan lajmi.net. Konventa siç ka njoftuar PDK, do të filloj nga ora 16:30 dhe do të mbahet në Hotel Emerald në Prishtinë. Kandidati i vetëm për kryetar të kësaj partie është Bedri…
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës do të mbaj sot Konventën e 12-të ygjedhore.
Në këtë konventë do të zgjedhet kryetari i ri i partisë, shkruan lajmi.net.
Konventa siç ka njoftuar PDK, do të filloj nga ora 16:30 dhe do të mbahet në Hotel Emerald në Prishtinë.
Kandidati i vetëm për kryetar të kësaj partie është Bedri Hamza, ish kandidati për kryeministër nga kjo parti në zgjedhjet e 9 shkurtit. Këto zhvvillime kanë ardhur pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga pozita e kryetarit të PDK-së.
Deputeti i kësaj partie, Enver Hoxhaj ka kërkuar që kjo konventë të shtyhet së paku deri të dielën, që të kenë mundësi të kandidojnë edhe të tjerë dhe sipas tij të ketë demokraci, por kjo konventë është vendosur të mbahet sot. /Lajmi.net/