Sot varroset 30 vjeçari që vdiq nga aksidenti i djeshëm në Ferizaj- e fejuara në gjendje të rëndë shëndetësore

Një vet-aksident që ndodhi në orët e para të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Ferizaj humbi jetën një person. I riu që humbi jetën në këtë aksident është Leonard Avdyli. 30 vjeçari vdiq si shkak i lëndimeve të rënda të marra në aksident. Në kohen kur edhe ndodhi aksidenti ai në veturë ishte bashkë me të fejuarën…

Lajme

21/04/2025 10:01

Një vet-aksident që ndodhi në orët e para të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Ferizaj humbi jetën një person.

I riu që humbi jetën në këtë aksident është Leonard Avdyli.

30 vjeçari vdiq si shkak i lëndimeve të rënda të marra në aksident.

Në kohen kur edhe ndodhi aksidenti ai në veturë ishte bashkë me të fejuarën e tij, e cila po trajtohet në QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore.

Familjarë të viktimës kanë njoftuar se varrimi i tij do të bëhet sot në ora 17:00, në lagjen Berishë të fshatit Greme.

Rruga Prishtinë – Ferizaj/ 20.04.2025 – 04:32. Si pasojë e një vet-aksidenti trafiku ku ka qenë e përfshirë një veturë ka humbur jetën shoferi mashkull kosovar dhe ka pësuar lëndime trupore pasagjerja femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime.”/Lajmi.net/