Sot takohen krerët e koalicionit, këto janë temat kryesore
Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj së bashku me kryeministrin Avdullah Hoti, do të takohen të hënën.

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj si dhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të takohen sot me fillim prej orës 15:00.
Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, shkruan lajmi.net.
Temë diskutimi e këtij takimi do të jenë zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e radhës në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator.
Pjesë e diskutimeve do të jenë edhe çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me partnerët e koalicionit. /Lajmi.net/