Sot takimi i Komisionit të përbashkët për personat e zhdukur

Sot do mbahet takimi i parë i Komisionit të përbashkët për personat e zhdukur në Bruksel. Nga selia e BE-së u tha se do jetë ky takim inaugurues i cili do kryesohet nga Bashkimi Evropian e ku do marrin pjesë delegacionet nga Kosova dhe Serbia. Sipas disa burimeve jozyrtare në Bruksel, ky takim do ketë…

Lajme

15/01/2025 08:28

Sot do mbahet takimi i parë i Komisionit të përbashkët për personat e zhdukur në Bruksel. Nga selia e BE-së u tha se do jetë ky takim inaugurues i cili do kryesohet nga Bashkimi Evropian e ku do marrin pjesë delegacionet nga Kosova dhe Serbia.

Sipas disa burimeve jozyrtare në Bruksel, ky takim do ketë më shumë karakter simbolik se sa substancial. Siç kanë shpjeguar burimet e këtushme, do jetë ky rast që të inaugurohet Komisioni, palët do prezantojnë prioritetet e tyre dhe do dakordohen për takimet e radhës.

Marrë parasysh fushatën parazgjedhore në Kosovë, zyrtarët e BE-së nuk presin lëvizje të mëdha nga takimi i parë dhe angazhimet praktike i presin pas mbajtjes së zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Deklaratën për të zhdukurit më 2 maj të vitit 2023 e kanë miratuar liderët e Kosovës dhe Serbisë, në një nga takimet në kuadër të dialogut.

Për zbatimin e kësaj deklarate dhe formimin e Komisionin janë dakorduar kryenegociatorët e dy vendeve në takimin e dhjetorit 2024.