Sot shqyrtohet kërkesa për ekstradimin e Tomorr Morinës

Gjykata Penale e Maqedonisë Veriore sot do të shqyrtojë kërkesën për ekstradimin e Tomorr Morinës.

Lajme

05/08/2019 09:47

Gjykata Penale sot do duhet të vendos nëse do të ekstradohet apo jo ish-pjesëtari i UÇK-së, Tomorr Morina, i cili u arrestua në Bllacë me fletë-arrest nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë.

Me qenë se kërkesa për ekstradimin e Tomorr Morinës të premten arriti në Ministrinë e Drejtësisë së Maqedonisë dhe e njëjta sot do të dërgohet në Gjykatën Penale, shkruan Alsat-M.

Kërkesa e ekstradimit do ti dërgohet edhe dy ambasadave, të Kosovës dhe të Britanisë, me qenë se Morina ka dy shtetësi.