Sot shorti i Conference League – Villarreal dhe West Ham, dy kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit

Sot, më fillim nga ora 14:30 do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Conference League. Kompeticioni më i ri në Evropë për klube do të vijojë me sezonin e saj të dytë, për të dhuruar sërish emocione kulminante. Një arsye me shumë për ta ndjekur këtë garë është, pa dyshim, pjesëmarrja e skuadrës…

Sport

26/08/2022 08:11

Sot, më fillim nga ora 14:30 do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Conference League.

Kompeticioni më i ri në Evropë për klube do të vijojë me sezonin e saj të dytë, për të dhuruar sërish emocione kulminante.

Një arsye me shumë për ta ndjekur këtë garë është, pa dyshim, pjesëmarrja e skuadrës kosovare, Ballkani, e cila shkroi historinë duke u bërë ekipi i parë i Superligës që arrin deri në këtë fazë.

Suharekasit tani kanë mundësinë të përballen me ndër më të mirët e Evropës.

Dy nga skuadrat që mund ta sfidojnë ekipin e Ilir Dajës janë West Hami dhe Villarreali të cilat gjenden në vazon e parë.

Ballkani është në vazon e katërt, duke e kompletuar kështu numrin e skuadrave pjesëmarrëse në këtë kompeticion.

Siç dihet, skuadrat brenda një vazoje dhe ato nga i njëjti shtet nuk mund të luajnë mes vete. /Lajmi.net/