Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës përmes një postimi ka njoftuar se 1 tetori shënohet në gjithë botën si “Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar”. Në njoftim tutje thuhet se kjo ditë në gjithë botën ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për sfidat dhe mundësitë që paraqiten ndaj popullatës në plakje, duke mobilizuar familjet,…
Lajme
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës përmes një postimi ka njoftuar se 1 tetori shënohet në gjithë botën si “Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar”.
Në njoftim tutje thuhet se kjo ditë në gjithë botën ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për sfidat dhe mundësitë që paraqiten ndaj popullatës në plakje, duke mobilizuar familjet, grupet e komunitetit dhe palët e interesuara për të adresuar vështirësitë me të cilat përballen të moshuarit.
E këtë vit, kjo do tyë shënohet me një moto të vecantë.
“Në këtë vit, kjo ditë shënohet me moton “Përvoja dhe kontributi ynë ka vlerë: Ndërtojmë komunitete të forta, së bashku!” dhe thekson rëndësinë e rolin që luajnë të moshuarit në forcimin e shoqërisë tonë. Është detyra jonë si shoqëri të krijojmë mundësi për të gjithë të moshuarit, duke e bërë kështu”, është shkruar në postimin e MSH./Lajmi.net