Sot shënohet Dita e të Pagjeturve

Kuvendi i Kosovës mban sot një seancë plenare kushtuar 27 Prillit, Ditës së Personave të Pagjetur të Luftës.

Lajme

27/04/2015 08:26

Fati i personave të pagjetur mbetet një nga plagët më të rënda të luftës së fundit në Kosovë.

Mijëra shqiptarë, përfshi të moshuar, gra dhe fëmijë, që u vranë nga policia dhe ushtria serbe gjatë luftës në Kosovë, u barten me kamionë dhe u varrosen nëpër varreza masive në Seri, me qëllim të humbjes së gjurmëve të krimit.

1902010_713033695383414_574175857_nShumica nga serbët përgjegjës nuk kanë dalë para drejtësisë për këto krime mizore, ndërkohë që disa prej tyre ende mbajnë pozita në institucionet e Serbisë.

Sipas shifrave zyrtare, janë edhe mbi 1,600 persona nga Kosova, shumica civilë shqiptarë, fati i të cilëve mbetet i pazgjidhur.

Pas seancës, po në kuadër të shënimit të Ditës së të Pagjeturve, është paralajmëruar të zbulohet një përmendore dedikuar personave të pagjetur që nga lufta e vitit 1999 në Kosovë. /lajmi.net/