Sot seancë gjyqësore ndaj Naim Murselit, Plavës dhe Kokallës në rastin e Liridona Ademajt
Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë duke filluar nga ora 09:30 sot do të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës- që të tre të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt. Seanca pritet që të shënojë një zhvillim tjetër të rëndësishëm në këtë proces që vazhdimisht ka pasur…
Lajme
Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë duke filluar nga ora 09:30 sot do të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës- që të tre të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.
Seanca pritet që të shënojë një zhvillim tjetër të rëndësishëm në këtë proces që vazhdimisht ka pasur interes të madh publik, për shkak të rrethanave të rastit dhe ndjeshmërisë.
Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt vazhdon të mbetet një nga çështjet më të ndjekura, ndërsa familjarët e viktimës kërkojnë drejtësi të plotë dhe zbardhje të të gjitha rrethanave të ngjarjes./Lajmi.net/