Sot seanca në Supreme për ndryshimin e rregullores së KPM-së

Në orën 10.00 do të mbahet seancë gjyqësore në Gjykatën Supreme lidhur me rastin e ndryshimit të rregullores së KPM-së nga anëtarët e saj për të larguar ish-kryetarin Jeton Mehmeti. Kjo është bërë e ditur nga juristja e medias, Flutura Kusari, ajo tha se fjala është për kapjen politike që i është bërë KPM-së nga…

Lajme

10/06/2025 09:14

Në orën 10.00 do të mbahet seancë gjyqësore në Gjykatën Supreme lidhur me rastin e ndryshimit të rregullores së KPM-së nga anëtarët e saj për të larguar ish-kryetarin Jeton Mehmeti.

Kjo është bërë e ditur nga juristja e medias, Flutura Kusari, ajo tha se fjala është për kapjen politike që i është bërë KPM-së nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Fjala është për kapjen politike që i është bërë KPM-së nga Lëvizja Vetëvendosje. Siç ju pata njoftu, plani ka qenë dhe është zbatu ashtu që u ndryshu Rregullorja e Punës e KPM-së tap – rrap dhe i është mundësu shkarkimi de facto i ish kryetarit dhe emërimi i një kryetari tjetër”.