Sot seanca gjyqësore për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të dyshuar për spiunazh

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë do ët mbahet seanca për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të cilët akuzohen për spiunazh. Bedri Shabani akuzohet se ka ndihmuar Agjencinë e inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë që njihet si BIA, në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve që ndërlidhen me UÇK-në përfshirë eprorët…

Lajme

17/03/2025 08:45

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë do ët mbahet seanca për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të cilët akuzohen për spiunazh.

Bedri Shabani akuzohet se ka ndihmuar Agjencinë e inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë që njihet si BIA, në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve që ndërlidhen me UÇK-në përfshirë eprorët e saj si dhe me ngjarjet dhe objektet si spitali ushtarak i UÇK-së në fshatin Molopollc të Shtimës dhe masakrën e Reçakut në atë mënyrë që i pandehuri të dhënat dhe informacionet në fjalë ia kishte transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-së Sergjan Rosiq, përgjegjës për regjionin e Pançevës si dhe kolonel Bogolup Janiveviq ish-komandant i policisë së Serbisë në regjionin e Ferizajt, gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe udhëheqës i operacionit ushtarak në masakrën e Reçakut.