Sot seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të dyshuar për spiunazh

Duke filluar nga ora 09:30 në Gjykatën Themelore të Prishtinës pritet të nis zhvillimi i seancës ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit- të dyshuar për spiunazh. Më 13 nëntor në këtë gjykatë është zhvilluar seanca e kaluar ndaj dy të dyshuarve, por e njëjta u ndërpre për shkak të ankesave të paraqitura nga Bedri Shabani.…

Lajme

20/11/2025 08:20

Duke filluar nga ora 09:30 në Gjykatën Themelore të Prishtinës pritet të nis zhvillimi i seancës ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit- të dyshuar për spiunazh.

Më 13 nëntor në këtë gjykatë është zhvilluar seanca e kaluar ndaj dy të dyshuarve, por e njëjta u ndërpre për shkak të ankesave të paraqitura nga Bedri Shabani.

I lartcekuri deklarohej se nuk ishte mirë me shëndet dhe pas qartësimit nga qendra e burgimit në Gjilan dhe marrjes së informacioneve nga doktorët, gjyqtari mori vendim që seanca të shtyhet për sot./Lajmi.net/