​Sot seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt

Sot pritet të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka bërë të ditur vëllai i së ndjerës, Leonardi. Seanca do të nisë nga ora 09:00. “Ju njoftojmë se vazhdimi i gjykimit në rastin e vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj vazhdon nesër ne ora 09.00. Shpresojmë që mediat do ta…

Lajme

22/09/2025 08:33

Sot pritet të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka bërë të ditur vëllai i së ndjerës, Leonardi.

Seanca do të nisë nga ora 09:00.

“Ju njoftojmë se vazhdimi i gjykimit në rastin e vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj vazhdon nesër ne ora 09.00. Shpresojmë që mediat do ta përcjellin seancën”, ka shkruar Leondard Ademaj në Facebook.

Seanca e fundit në rastin e Liridona Ademajt është mbajtur më 14 korrik të këtij viti. Gjatë kësaj seance, vëllai i Liridonës është përgjigjur edhe në pyetjet e Naim Murselit – i akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares.

Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, ai kërkoi para trupit gjykues dënim kapital për dorasin.

“Andaj duke marrë parasysh natyrën e viktimës, po ashtu rrethanat kriminale të cilat i kanë bërë, dënimi të jetë kapital pasi që dënimin populli e ka dhënë vetë”, pati thënë ai në fund të dëshmisë.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërnicë të Prishtinës. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Dyshohet se ai i kishte premtuar Granit Plavës, 30 mijë euro për ta kryer krimin e rëndë, ndërsa, i arrestuari tjetër për këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla.