Sot seanca e radhës ndaj Ilir Metës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillojë ditën e sotme seancën për të shqyrtuar kërkesën e Ilir Metës për lirimin nga masa e sigurisë “arrest në burg”. Gjyqtari për këtë cështje është caktuar Erjon Çela, i cili do të vendosë mbi kërkesën e paraqitur nga avokatët mbrojtës të Metës.…

Lajme

13/08/2025 09:22

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillojë ditën e sotme seancën për të shqyrtuar kërkesën e Ilir Metës për lirimin nga masa e sigurisë “arrest në burg”.

Gjyqtari për këtë cështje është caktuar Erjon Çela, i cili do të vendosë mbi kërkesën e paraqitur nga avokatët mbrojtës të Metës.

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë ndodhet në qeli pas masës së sigurisë të vendosur nga GJKKO, në kuadër të një hetimi të SPAK-ut për çështje korrupsioni dhe pastrimi parash, akuza të cilat Meta i ka mohuar me forcë, duke i cilësuar “të motivuara politikisht”.