Sot rivarrosen tre viktimat e luftës që ishin në Listën e Personave të Zhdukur

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Kushtrim Gara ka njoftuar se sot do të rivarrosen tre viktimat e luftës, Xhavit Maloku nga Polluzha, Agim Syla dhe Besim Berisha nga Shtutica. Përmes një postimi në ‘’Facebook ai ka njoftuar për rivarrimin e tri viktimave të luftës që ishin në Listën e Personave të Zhdukur.…

Lajme

12/10/2024 11:10

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Kushtrim Gara ka njoftuar se sot do të rivarrosen tre viktimat e luftës, Xhavit Maloku nga Polluzha, Agim Syla dhe Besim Berisha nga Shtutica.

Përmes një postimi në ‘’Facebook ai ka njoftuar për rivarrimin e tri viktimave të luftës që ishin në Listën e Personave të Zhdukur.

‘’Pasi identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, nga mbetjet mortore (eshtrat) e zhvarrosura gjatë vitit të kaluara (nga lokacioni i varrezave në Prekaz), familjet kanë vendosur që sot në Drenas, përkatësisht në Polluzhë dhe Shtuticë, të rivarrosen: Xhavit Maloku nga Polluzha ,Agim Syla dhe Besim Berisha nga Shtutica, viktima të luftës që ishin në Listën e Personave të Zhdukur.’’-thuhet në njoftim.

Tutje Gara ka njoftuar që Komuna e Drenasit do të organizojë Mbledhje Përkujtimore nga ora  duke filluar nga 12:00.

‘’Me këtë rast, Komuna e Drenasit , në nderim të viktimave të luftës, Xhavit Maloku, Agim Syla, Besim Berisha, dhe Ramadan Hoxha (rivarrosur më 1 tetor 2024) e Gani Baleci (rivarrosur më 14 korrik 2024), organizon Mbledhje Përkujtimore, duke filluar nga ora 12:00 në Sallën e Kulturës, për të vazhduar pastaj me ceremonitë e rivarrimit në Polluzhë (ora 14:00) dhe Shtuticë (ora 15:00), me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ministrisë së Mbrojtjes/Forcës së Sigurisë së Kosovës, Institutit për Mjekësinë Ligjore, Kryqi i Kuq i Kosovës / Red Cross of Kosova dhe Shoqatës së Familjeve ‘ For New Life Kosovo ‘.’’-njoftoi Gara./Lajmi.net/