Sot regjistrohen deputetët e rinj të koalicionit AAK-Nisma
Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës do të bëhet regjistrimi i deputetëve të rinj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma-s. Sipas rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, ky koalicion ka siguruar gjithsej 8 ulëse në Kuvend, me 5 deputetë nga AAK-ja dhe tre nga Nisma. Regjistrimi i deputetëve është paraparë…

Lajme
Gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës do të bëhet regjistrimi i deputetëve të rinj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma-s.
Sipas rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit, ky koalicion ka siguruar gjithsej 8 ulëse në Kuvend, me 5 deputetë nga AAK-ja dhe tre nga Nisma.
Regjistrimi i deputetëve është paraparë të nis në ora 09:00 deri në ora 16:00, transmeton lajmi.net.
Gjatë javës që lamë pas në Kuvend janë regjistruar edhe deputetët e VV-së, PDK-së dhe nga LDK-ja./Lajmi.net/