Sot protestojnë dy sindikata tjera të RTK-së
Sot para Kuvendit do të protestojnë dy sindikata tjera të RTK-së. Njoftimi: Dita: E hënë (SOT) Data: 10 nëntor 2025 Ora: 11:00 Lokacioni: Para Kuvendit të Republikës së Kosovës Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radios së Kosovës rikujtojnë të gjithë punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës pa përjashtim, mediat dhe opinionin publik, se të hënën, më…
Lajme
Sot para Kuvendit do të protestojnë dy sindikata tjera të RTK-së.
Njoftimi:
Dita: E hënë (SOT)
Data: 10 nëntor 2025
Ora: 11:00
Lokacioni: Para Kuvendit të Republikës së Kosovës
Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radios së Kosovës rikujtojnë të gjithë punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës pa përjashtim, mediat dhe opinionin publik, se të hënën, më 10 nëntor, në ora 11:00, para ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të mbahet protesta e punëtorëve të RTK-së për pagat dhe buxhetin e institucionit.
Kjo protestë organizohet si reagim ndaj mosreflektimit të institucioneve përgjegjëse për transferimin e pjesës së dytë të buxhetit të RTK-së për vitin 2025, ndonëse ky buxhet është miratuar me ligj dhe përbën detyrim ligjor për ekzekutim.
Mosveprimi deri më tani ka krijuar një situatë të rëndë për punëtorët e RTK-së duke rrezikuar seriozisht mirëqenjen e tyre dhe funksionimin normal të transmetuesit publik.
Ftohen të gjithë punëtorët e RTK-së, përfaqësuesit e mediave dhe qytetarët që besojnë në të drejtën për informim të pavarur, të bashkohen dhe të mbështesin këtë protestë paqësore.