Sot pritet përfundimi i grevës së sigurimit fizik në QKUK, Azemi: Të gjitha procedurat kanë përfunduar, mbetet vetëm nënshkrimi

Greva e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK pritet të përfundojë sot, pas finalizimit të kontratës me kompaninë fituese të tenderit. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, i cili konfirmoi se të gjitha procedurat janë përmbyllur dhe se punëtorët do të kthehen në vendet e…

Lajme

05/08/2025 10:29

Greva e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK pritet të përfundojë sot, pas finalizimit të kontratës me kompaninë fituese të tenderit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, i cili konfirmoi se të gjitha procedurat janë përmbyllur dhe se punëtorët do të kthehen në vendet e tyre të punës, raporton lajmi.net

“Të gjitha procedurat kanë përfunduar. Të martën (sot) pritet vetëm nënshkrimi. Të gjitha përgatitjet janë bërë dhe për kontratë mbetet vetëm nënshkrimi i operatorit të ri. Greva sot në orën 11:00 zyrtarisht do të mbyllet dhe të gjithë punëtorët që kanë qenë në sistemin e punës nesër do të jenë në vendet e tyre të punës,” tha Azemi për lajmi.net

Ai theksoi për lajmi.net se punëtorët do të kenë kushte më të mira pune, falë shumës më të madhe të mjeteve në kontratën e re.

“Këta punëtorë do të kenë kushtet më të mira sesa i kanë pasur, sepse shuma e mjeteve tani është më e madhe. Jemi dakorduar me drejtorin e SHSKUK-së të rishikojmë kontratën me përpikëri dhe në momentin që sindikata është aktive, kemi mbështetjen e drejtorit,” përfundoi Azemi./Lajmi.net/