Sot përpjekja e 30-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të mblidhen sërish sot në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 30-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë. Nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari të hënën vijuan punimet e seancës konstituive të Kuvendit, me pikën e mbetur të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Kryesuesi Dehari…

Lajme
Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të mblidhen sërish sot në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 30-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.
Nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari të hënën vijuan punimet e seancës konstituive të Kuvendit, me pikën e mbetur të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.
Kryesuesi Dehari kërkoi sërish nga subjektet politike që nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë (PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma), që ta bëjnë këtë.
Nga këto subjekte nuk u deklarua askush.Më pas përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, u hodh në votim.Ishin 53 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Kryesuesi i seancës paralajmëroi vazhdimin e saj sot, më 11 qershor, në orën 11:00.