Sot përfundon numërimi i votave të diasporës
Numërimi i votave përmes postës po shkon drejt fundit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ky proces do të përfundojnë sot për të vazhduar pastaj numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me aftësi të kufizuara. Në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ-ja ka pranuar rreth 69 mijë…

Lajme
Numërimi i votave përmes postës po shkon drejt fundit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ky proces do të përfundojnë sot për të vazhduar pastaj numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me aftësi të kufizuara.
Në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ-ja ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime.
Votat me kusht që do të numërohen janë 12 mijë e 801, ndërsa votat e personave me nevoja të veçanta janë 2,597.
Tek pas përfundimit të tyre dhe pasi të marrin konfirmimin nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme, atëherë, KQZ mund të shpallë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.