Sot përballen Usyk dhe Joshua – ja statistikat e dy boksierëve

Sonte, më fillim nga ora 23:30, do të fillojë meçi i shumëpritur në mes të Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua. Kjo përballje do të jetë e dyta me radhë që boksierët do ta zhvillojnë në mes vete. Të dy duken optimistë për fitore, por njëri qëndron më mirë se tjetri, sa u përket statistikave, transmeton…

Sport

20/08/2022 08:09

Sonte, më fillim nga ora 23:30, do të fillojë meçi i shumëpritur në mes të Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua.

Kjo përballje do të jetë e dyta me radhë që boksierët do ta zhvillojnë në mes vete.

Të dy duken optimistë për fitore, por njëri qëndron më mirë se tjetri, sa u përket statistikave, transmeton lajmi.net.

Bëhet fjalë për ukrainasin, cili nga 19 ndeshje ka po aq fitore, teksa 13 prej tyre i ka fituar me “knock out”.

Ndryshe nga kundërshtari  i tij i sontëm që ka më shumë ndeshje të zhvilluara, por që numëron dy humbje.

Joshua ka dalë në ring si profesionist plot 26 herë, ku i ka fituar 24 beteja dhe i ka humbur 2.

22 nga 24 fitoret e tij janë me “knock out”, çka tregon shumë për rrezikshmërinë e tij në raport me kundërshtarët. /Lajmi.net/