Sot nisin punimet në sheshin “Xhorxh Bush”
Sot pritet të nisin punimet në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë. Me këtë rast në këtë aktivitet do të marrin pjesë Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama si dhe disa drejtor të Komunës së Prishtinës. Në bazë të njoftimit thuhet se punimet do të nisin nga ora 09:00, transmeton lajmi.net. Punimet për ndërtimin e sheshit “Xhorxh…

Lajme
Sot pritet të nisin punimet në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë.
Me këtë rast në këtë aktivitet do të marrin pjesë Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama si dhe disa drejtor të Komunës së Prishtinës.
Në bazë të njoftimit thuhet se punimet do të nisin nga ora 09:00, transmeton lajmi.net.
Punimet për ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë, të cilat parashihen të zgjasin një vit do të përfshijnë hapësirën prej katedrales “Nëna Terezë” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.
Ndryshe, ndërtimi i sheshit “Xhorxh Bush”, Komunës së Prishtinës do t’i kushtoj 18,4 milionë euro./Lajmi.net/