Sot nisin punimet në Parkun Industrial të Mitrovicës

Sot do të bëhet ceremonia e inaugurimit të punimeve dhe vendosja e gurit themeltar të Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës. Sipas njoftimit zyrtar, në këtë aktivitet do të marrin pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila; si dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës,…

Lajme

14/05/2026 08:35

Sot do të bëhet ceremonia e inaugurimit të punimeve dhe vendosja e gurit themeltar të Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë aktivitet do të marrin pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila; si dhe kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci.

Fillimisht, Kusari-Lila do të zhvillojë takim me kryetarin Peci, në Komunën e Mitrovicës, për të inauguruar më pas punimet në Parkun Industrial.

Ceremonia është njoftuar të fillojë në orën 09:30.

Më herët, IndeksOnline kishte rpaortuar nënshkrimin e kontratës, e cila mori jetë pas më shumë se një viti pengesa në aktivitetin e prokurimit.

Kontrata me vlerë prej 976 mijë e 790 euro e 85 centë u nënshkrua ndërmjet Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit dhe grupit të operatorëve ekonomikë ETEAM SH.P.K., N.T.P. Begisholli dhe R & Rukolli.

Hapja e tenderëve ishte bërë në korrik të vitit 2024, teksa vlera e parashikuar e kontratës ishte 1.1 milionë euro.