Sot nisin deklaratat hyrëse në gjykimin ndaj Thaçit dhe katër të tjerëve në Hagë
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të zhvillohen deklaratat hyrëse në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit. Seanca është paraparë të nisë në orën 09:30 dhe të zgjasë deri në orën 16:00. Aktakuza fillestare ndaj pesë të pandehurve është konfirmuar më 29 nëntor…
Lajme
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të zhvillohen deklaratat hyrëse në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit. Seanca është paraparë të nisë në orën 09:30 dhe të zgjasë deri në orën 16:00.
Aktakuza fillestare ndaj pesë të pandehurve është konfirmuar më 29 nëntor 2024, ndërsa më 16 prill 2025 ajo është ndryshuar. Versioni i ndryshuar përbën bazën aktuale të këtij procesi gjyqësor, transmeton lajmi.net.
Sipas aktakuzës së konfirmuar, në periudhën nga 12 prilli 2023 deri më 2 nëntor 2023, gjatë disa vizitave të paprivilegjuara në objektin e paraburgimit, pretendohet se Thaçi u ka dhënë katër të akuzuarve informacione konfidenciale që lidhen me dëshmitarë të thirrur nga Prokuroria në çështjen për krime lufte “Thaçi dhe të tjerët”.
Po ashtu, sipas pretendimeve, ai i ka udhëzuar ata që të ndërhynin në dëshmitë e dëshmitarëve dhe u ka dhënë detaje për mënyrën e veprimit.
Të pesë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u ngarkohen./lajmi.net/